Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka zbuluar se ai do të punojë “kudo” pasi ai kërkon të kthehet në stol këtë verë pas largimit të tij nga Roma.
Mourinho u shkarkua nga verdhekuqtë në janar, por ai tani ka konfirmuar se do të dëshironte të rikthehej në punë këtë verë dhe ka refuzuar të përjashtojë mundësinë për të marrë drejtimin e klubit portugez, pasi u largua nga vendlindja e tij në 2004 për të drejtuar Chelsean.
Që nga fillimi i karrierës së tij si trajner i Benfica-s, Mourinho nuk ka qenë kurrë pa punë për më shumë se një vit.
Sigurisht, gjatë kohës së tij në Portugali, ai e udhëhoqi Porton drejt dy titujve në kampionat, si dhe triumfeve në Kupën UEFA dhe në Champions League.
I pyetur për mundësinë e marrjes së drejtimit të kombëtares portugeze, Mourinho u tha gazetarëve ndërsa merrte pjesë në Çmimin e Madh të Portugalisë në Moto GP: “Zero lajme. Unë nuk kam një klub, jam i lirë. Por dua të punoj, në verë”.
Ai shtoi: “Kurrë mos thuaj kurrë, veçanërisht në futboll. Jeta ime është futbolli. Unë mund të punoj kudo dhe nuk kam asnjë problem”.
Mbetet për t’u parë se ku do të përfundojë, por ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit ka të ngjarë të jetë sërish shumë i kërkuar.