“Çfarë mendoj unë për Leaon? Kush është ai? Një këngëtar?”. Fjalë ironike të shprehura nga Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit me Monacon, që të bëjnë të mendosh se ende nuk ka ardhur koha që portugezi të largohet nga Milani për të mbërritur në Paris. Megjithatë, lamtumira e Kylian Mbappe në verë mund të shkaktojë një “efekt domino” të vërtetë në repartet sulmuese të gjysmës së Evropës dhe sulmuesi kuqezi është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar francezin te Paris Saint Germain. Natyrisht që fraza e shqiptuar nga trajneri spanjoll nuk ishte një gjykim ndaj Leaos, por një demonstrim i forcës ndaj parisienëve që po përgatiten për një verë veçanërisht të turbullt.

“E di kush është ai, por nuk flas për lojtarët që nuk i përkasin klubit tim. Vetëm e di që nëse gjithçka shkon mirë, sezonin e ardhshëm do të kemi një ekip më të mirë se ai i këtij viti, në çdo aspekt, ofensiv, mbrojtës, taktik, për këtë nuk kam asnjë dyshim – shpjegoi Luis Enrique -. Luis Campos dhe unë flasim çdo ditë për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit”.

Ndërsa priste të dinte se cili mund të ishte fati i tij, Leao kishte shprehur tashmë dëshirën të qëndronte në Milano edhe vitin e ardhshëm dhe nëse klubi parizian do ta merrte atë përtej Alpeve, do t’i duhet të llogarisë rreth 175 milionë euro.