Duke folur për Data Racing, llogari në Instagram e ish-skuadrës së tij, Racing de Avellanada, mesfushori i Juventus-it, Carlos Alcaraz, ka zbuluar entuziazmin e tij për të provuar veten në kampionatin italian:

“Të përballesh me skuadra kaq prestigjioze, si napoli dhe Inter, është një çmenduri. Më duket e pabesueshme kur mendoj se ku ndodhem.

“Kur kam kaluar tek Juventus, më kanë kontaktuar ish-shokët e skuadrës te Racing dhe presidenti, siç ka ndodhur kur kam shkuar te Southampton. Janë gjithmonë të pranishëm”.

Dhe gjithmonë në lidhje me Akademinë, nuk mund të mos flitej edhe për produktin e klubit argjentinas më të njohur në Serinë A:

“Atje kam njohur Lautaro Martinez, sepse stërviteshim në të njëjtën qendër sportive. Në fund të Inter-Juve kemi shkëmbyer fanellat, kemi folur dhe më ka thënë se po të më duhej ndonjë gjë mund t’i shkruaja ose ta kontaktoja”.