Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me disa doza kanabis të cilat i shpërdante duke përdorur një motomjet pa targa. Në pranga ka rënë i riu Eraldo Ndreca i cili u kap teksa qarkullonte në aksin rrugor Lezhë-Milot ku pavarësisht thirjeve të policisë ka refuzuar të ndalojë duke vijuar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të Lezhës.
Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për motomjetin që përdorte për këtë veprimtari kriminale. Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.