Disa prej banorëve kanë kaluar më shumë se 50 ditë qëndrimi. Gjatë “prime”-t ata panë një klip me momentet e tyre më të bukura dhe ata rrëfyen se cilat ishin këto momente për ta dhe gjithashtu ato më të këqijat.
Roza: Momenti më i bukur, kur ishte dita e surprizave dhe më erdhi mami. E di që nuk e prekja dot, por nuhata parfumin e mamit. Më i vështiri, kur qaj vetëm.
Heidi: Momenti më i bukur kur më erdhi vëllai. Më i vështiri… nuk e di. Mbase ky sot.
Ilnisa: Momenti kur fola me Anaisin, nuk e ndaj dot. Por padyshim që do t’i shtoja Meritonin. Momenti më i vështirë kur erdhi im vëlla dhe nuk i shihja dot as sytë.
Meritoni: Momenti më i mirë kur erdhi Rinori dhe e kam përqafuar. Më i vështiri mkur kam pasur debate me Romeon.
Juli: Moment shumë i bukur kur takova gjysmën time më të mirë, por më i bukuri kur hyra brenda shtëpisë së Big Brother. Më i vështiri është që këtë javë do të rri pa cigare.
Ledjona: Do veçoja qenin në ditën e surprizave. Të vështira ka, por ngjarjet e fundit.
Romeo: Do të veçoja dy-tre, takimi me gjyshërit, Borën, puthja me Heidin. Më i vështiri ky që po kaloj dhe dalja e Lisit.
Rike: Kur kam parë mbesën dhe motrën. Më i vështirë kur hyj në banjë dhe qaj për mamin.
Egla: Më i vështiri ishte kur më fliste vëllai në telefon dhe nuk i ktheja dot përgjigje. Momenti më i bukur është kur mami më tha: ‘I harxhova të gjitha’.
Vesa: Më i bukuri ishte takimi me mamin. Por edher kur banorët më kanë kërkuar të këndoj. Më i vështirë janë ndjenjat kur nuk ke ku të shprehesh.