Newsbomb ka mësuar nga burime të sigurta se prej disa ditësh Drejtori i ARRSH, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Newsbomb ka mësuar se në motivacionin e dorëheqjes janë përmendur motivet personale.

Rreth dy javë më parë nga burime konfidenciale të SPAK u mësua se ndaj Berberit kishte nisur një hetim, për çështjen e shit – blerjes së një kompanie në vitin 2018, përpara se ai të merrte detyrën e këshilltarit në MIE.

Nuk dihet ende nëse dorëheqja ka lidhje me këtë çështje. Evis Berberi e ka marrë detyrën e kreut të ARRSH në qershor të vitit 2021.