Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide, është marrë i pandehur nga SPAK.
Mësohet se është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës, ndërsa akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit. Sakaq, SPAK ka dy javë kohë për të vendosur.
Vetë Hide ka deklaruar se është gati që të japë dorëheqjen si kreu i kësaj bashkie për t’u përballur me drejtësinë.