Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka akuzuar presidentin amerikan, Joe Biden për “mbështetje të heshtur të armiqve të Izraelit”, duke përfshirë udhëheqësin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar dhe kongresmenen demokrate Rashida Tlaib, raporton The New York Times.
“Aktualisht, Biden preferon linjën e Rashida Tlaib dhe Sinwar ndaj linjës së Benjamin Netanyahu dhe Ben-Gvir,” tha ai për NYT. “Do të prisja që presidenti i Shteteve të Bashkuara të mos merrte qëndrimin e tyre, por të merrte qëndrimin tonë.”, shtoi ministri.
Ben-Gvir theksoi se Biden është “gabuar jashtëzakonisht” për përpjekjen për të bërë presion mbi Izraelin për luftën e tij në Gaza.
“Biden ka kërkuar vazhdimisht të vendosë kufizime ndaj Izraelit dhe flet për të drejtat e palës tjetër, e cila përfshin, ju kujtoj, shumë terroristë që duan të na shkatërrojnë”, tha ai.