Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, nuk do të jetë në pankinën e katalanasve për dy ndeshjet në vijim, për shkak të kartonit të kuq të marrë për protesta në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.
Në këto kushte, Xavi do të ndjekë nëpërmjet televizionit ndeshjet kundër Las Palmas dhe Cadiz. Më e keqja u shmang, pasi “timonieri” rikthehet për El Clasico-n e shumëpritur në Santiago Bernabéu, të planifikuar për 21 Prill. Sipas vendimit të komitetit të garave, Xavi gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 600 euro.
Barcelona renditet në vendin e dytë në kampionat, 6 pikë larg Realit kryesues. Leëandoëski me shokë do kërkojnë që t’i japin kuptim deri në fund garës për titull, teksa kanë mbetur edhe pak javë në dispozicion.