Suedia do të përballet me Shqipërinë me datën 25 mars, në një ndeshje miqësore. Për takimin që do të mbahet në “Friends Arena”, trajneri i suedezëve, Jon Dahl Tomasson ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar.
Në mbrojtje spikat futbollisti i Manchester United, Victor Lindelof. Nuk mund të lihet pa përmendur sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak. Në fakt, një pjesë e lojtarëve të ftuar aktivizohen në kampionatin vendas, ndërsa ka prej tyre që luajnë në kampionate të ndryshme europiane si ai anglez, gjerman apo edhe italian.
Ndeshja e fundit direkte mes kombëtares së Suedisë dhe Shqipërisë daton në vitin 2009, ndeshje në të cilën kuqezinjtë u imponuan me shifrat 4-1. Në 5 takimet e fundit ndaj këtij kundërshtari, përfaqësuesja jonë numëron 3 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore. Kujtojmë që ekipi i drejtuar nga SIlvinho ka në program edhe nëj tjetër miqësore në muajin mars. Bëhet fjalë për sfidën me Kilin, me datën 22.