Pablo Sarabia rikthehet mes të grumbulluarve te Spanja. Sulmuesi po përshtatet te Wolverhampton këtë vit, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar 6 asiste në 21 paraqitje në Premier League.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Një shoku im më tregoi që kombëtarja më ftoi përsëri dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Në Premier League ritmi është më i lartë se në La Liga, por La Liga gjithashtu ka aspekte në të cilat është një kampionat më i mirë.
Po kaloj një sezon të mrekullueshëm, më është dashur të ndryshoj disa gjëra edhe nga pikëpamja personale dhe jam krenar për mënyrën se si u përshtata.
Në Euro 2024, Spanja është në të njëjtin grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë. “Spanja favorite? Këto lloj etiketimesh nuk ndihmojnë, në fakt ato vetëm mund të na dobësojnë”, Tha Sarabia.