Edhe nëse Luis Enrique nuk e kursen Kylian Mbappe-n, duke e dërguar rregullisht në pankinën e PSG-së, duket se nuk bëhet fjalë për tension mes djaloshit nga Bondy dhe klubit parizien, të cilin ai do ta lërë pas disa muajsh.
Në të kundërtën, gazeta spanjole “El Pais” ka zbuluar me të vërtetë se Kylian Mbappé mund të bëjë një gjest financiar ndaj PSG-së. Duke ofruar të kthejë një pjesë të bonusit të nënshkrimit që do të marrë në Madrid, lojtari dëshiron të kompensojë PSG-në, i cili normalisht nuk do të kishte marrë asgjë për largimin e tij si lojtar i lirë.
Ky gjest mund t’i lejojë PSG-së të marrë një shumë të konsiderueshme, e cila mund të përdoret për të rekrutuar një zëvendësues për Mbappé. Kjo do të ishte sakrifica e dytë financiare e Mbappe-së, pasi hoqi dorë nga një bonus besnikërie prej 80 milionë eurosh.
Kjo qasje shihet veçanërisht si një përpjekje e sulmuesit për të bërë paqe me drejtuesit parizienë dhe për t’u larguar në mënyrë pozitive nga klubi kryeqytetas.