Panik në ndeshjen e Kupës së Argjentinës mes Estudiantes dhe Boca Juniors. Në minutën e 27, lojtari i Estudiantes, Javier Altamiro humbi ndjenjat duke shkaktuar një frikë të madhe në stadiumin La Plata. Mjekët ndërhynë menjëherë dhe ia dolën ta normalizonin, ndërsa e shoqëruan për në spital për më shumë teste.
Sa i takon ndeshjes, pavarësisht se të gjithë morën konfirmimin për gjendjen optimale shëndetësore të 24-vjeçarit, trajnerët respektivë ranë dakord që ndeshja të mos vijonte. Sakaq, edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia kërkoi nga telefoni që takimi të pezullohej dhe të shtyhej për një tjetër datë.