Papa Françesku deklaroi se Ukraina duhet të gjejë guxim dhe, siç tha ai, të ngrejë një “flamur të bardhë” dhe të negociojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Papa tha se në një konflikt, pala humbëse duhet të gjejë guximin ta pranojë atë dhe të pranojë negociatat, raportoi Reuters.

“Unë besoj se më i fortë është ai që e sheh situatën, ai që mendon për njerëzit, ai që ka guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë”, tha Papa muajin e kaluar në një intervistë me shërbimin publik zviceran. RSI, i cili do të transmetohet i plotë më 20 mars si pjesë e programit të ri kulturor, sipas Reuters.

Në intervistë Papa shtoi se negociatat po zhvillohen me ndihmën e fuqive ndërkombëtare dhe se duhet pasur guxim për të negociuar, kur “gjërat shkojnë keq”.

“Është turp për ju, por me sa vdekje do të përfundojë kjo. Ne duhet të negociojmë me kohë dhe të kërkojmë një vend që do të veprojë si ndërmjetës”, tha kreu i Kishës Katolike Romake.

Ai deklaroi se “ka shumë që duan të veprojnë si ndërmjetës, veçanërisht Turqia”.

“Mos ki turp të negociosh përpara se situata të përkeqësohet”, tha Papa.