Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së PS-së. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit.
‘Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.’- tha Klosi.