Përgjimi i bisedës së oficerëve gjermanë nga Moska, ka për mediat në Berlin një qëllim të qartë: të përçajë mbështetësit e Ukrainës. Londra zyrtare në veçanti ka reaguar shumë ashpër pas përgjimit që tregonte sesi krerë të Bundeswehrit diskutonin përdorimin e mundshëm të raketave Taurus në Ukrainë. “Ne e dimë, se Gjermania është shumë e infiltruar nga shërbimet sekrete ruse, çka që tregon se ajo as nuk është e sigurt dhe as e besueshme”, ka deklaruar ish-ministri i britanik Mbrojtjes, Ben Wallace sipas Londoner Timesk, i cili deri gushtin e vitit të kaluar organizonte ndihmat e armëve për vendin e përballur me pushtimin rus.
Pak ditë më parë, u publikua në kanalet ruse të propagandës një bisedë 38 minutëshe e ushtrisë gjermane nën drejtimin e inspektorit të aviacionit luftarak gjerman, Ingo Gerhartz. Aty dëgjoheshin oficerë të ushtrisë gjermane duke diskutuar mbi dërgimin e armëve në Ukrainë dhe mundësinë e një sulmi nga Kievi ndaj një ure në Krime, duke bërë që zyrtarët rusë të kërkonin shpjegime.
Ukraina është mbështetur në ndihmën e fuqive perëndimore në luftën e saj me Rusinë dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur nga distanca pozicionet e forcave ruse. Kështu që kur dolën njoftimet javën e kaluar se Gjermania po shqyrtonte planet për të furnizuar Ukrainën me raketat me vetëdrejtim, “Taurus”, të cilat kanë një rreze veprimi dy herë më të gjatë se sa raketat që Britania dhe Franca tashmë i kanë dhënë Ukrainës, zyrtarët rusë menjëherë fajësuan perëndimin për vazhdimin e luftës së Moskës në vendin fqinj.
Nga Londra mbërritën kritika se perse gjermanet “nuk respektuan protokollet bazë konceptuale”?, sepse në atë mënyrë, Moska nuk do të mësonte më shumë për Taurus nga “sa di ndërkohë”.