Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku si pasojë e përplasjes së dy grupeve kriminale ka humbur jetën një person dhe ka mbetur e plagosur një 49-vjeçare.

Mësohet se 49-vjeçarja ka qenë kalimtare dhe nuk ka pasur lidhje me konfliktin e armatosur, ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftimi e policisë.