Dega e Al-Kaedës në Jemen ka njoftuar vdekjen e liderit të saj, megjithëse rrethanat mbeten të paqarta.
Një video e publikuar nga Al-Kaeda në Gadishullin Arabik tregon trupin e Khalid Batarfi të mbështjellë me një qefin funerali dhe banderolën e grupit.
Një deklaratë e lexuar nga një figurë e lartë e grupit terrorist nuk tregon rrethanat e vdekjes, por la të kuptohej se ai ishte vrarë si paraardhësi i tij.
Batarfi, një shtetas saudit në të 40-at e tij, u bë udhëheqësi i krahut të Al Kaedës në Jemen në vitin 2020. Shtetet e Bashkuara e kishin futur në listën e terroristëve më të kërkuar në vitin 2018 dhe kishin vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij.