Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në Komisariatin nr 1 të Policisë në Tiranë.
Princi ka shkuar të takojë të bijën. Aty u takua me Gjergjin ish-vjehrrin i cili po kujdesej për mbesën pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm. Princi pretendon se është dhunuar nga Gergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Pas këtij episodi të dy janë paraqitur në polici, ku u është bere akt ekspertimi mjekoligjor dhe i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Pas kësaj dhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti.