Blerina Bala është drejtuesja e re e bashkisë së Himarës, pasi siguroi 15 vota pro në Këshillin Bashkiak.
Mbledhja për caktimin e drejtuesit të ri, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg, u mbajt në bashki këtë të premte.
Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.
Pas mbledhjes, ajo tha se fokusi kryesor do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.
“Së pari, më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i Bashkisë Himarë do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe”, tha Blerina Bala pas mbledhjes.