Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, dhe raundeve të reja të bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Albin Kurti, nuk jep shenja tërheqjeje nga qëndrimi tij.
“Është një absurditet i plotë, qëllimi i të cilit është vetëm të frikësojë popullsinë që të paguajë më shumë para”, deklaroi Vladimir Putin gjatë një takimi me pilotët e Forcave Ajrore Ruse në rajonin perëndimor Tver. Megjithatë, kreu i shtetit rus e pati dhe një paralajmërim ogurzi. Ai tha se avionët luftarakë F-16 të përdorur nga Ukraina kundër Rusisë do të goditeshin nga forcat e Moskës edhe nëse do të gjenden në aeroportet e NATO-s.

Putin u shpreh i bindur se avionë të tillë të avancuar nuk do të ndryshojnë situatën në Ukrainë. “Ne do t`i shkatërrojmë këta avionë ashtu siç po shkatërrojmë çdo ditë tanket, autoblindat dhe pajisjet e tjera të tyre, përfshirë edhe raketahedhësit”, ishte komenti i tij. Ai kujtoi megjithatë se F16-tat mund të mbajnë armë bërthamore. “E sigurisht, nëse ata do të përdoren nga bazat ajrore nga një shtet i tretë, për ne automatikisht do të kthehen në shenjestra legjitime”, u shpreh presidenti rus.

Deklaratat e Putinit vijnë pasi një ditë më herët ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se avionët F-16 duhet të dërgohen në Ukrainë në javët në vijim. Ukraina, që përballet prej dy vitesh me luftën e nisur nga Rusia, për muaj të tërë ka kërkuar nga aleatët e saj që t’i dërgojnë avionë të tillë. Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se Berlini nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme me rreze të gjatë veprimi Taurus e as nuk do ka ndërmend të dërgojë trupa atje.

“Si kreu i qeverisë, unë duhet të marr përgjegjësinë për çështjet që kanë të bëjnë me luftën, paqen dhe sigurinë në Europë, dhe kjo vlen edhe për çështjen e Taurus. Përveç mbështetjes së vendosur për Ukrainën, një gjë është e rëndësishme për mua: ne do të bëjmë më të mirën tonë mirën tonë për të shmangur një përshkallëzim të kësaj lufte, pra një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”, deklaroi ai në një intervistë për gazetën Markische Allgemeine Zeitung.