Elia Zaharia ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas konflikteve me Princin Leka dhe publikimit të videos së dhunës.

Në Instagram ajo u shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që iu dha gjatë këtyre ditëve, të cilat i konsideron tejet të shqetësuese, jo vetëm për të por edhe familjen.

“U jam falënderuese të gjithë atyre që u ulën dhe shkruajtën fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time… Jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot”, shkruan më tej Elia Zaharia.