Eliminimi i Al Nassr nga Championsi Aziatik shënoi një rekord negative të Cristiano Ronaldos që kur mbërriti te sauditët vitin e kaluar.Në total janë gjashtë kompeticione të humbura, teksa më CR7 Al Nassr ka fituar vetëm Kupën e Unionit të Shoqatave Arabe të Futbollit këtë sezon. Ronaldo madje do të thellojë rekordin negativ nëse Al Nassr nuk shpallet kampion këtë vit. Pra do të bëheshin shtatë trofe të humbur.

Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Arabisë Saudite janë gjithashtu dy trofe të tjerë në lojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Për momentin, skuadra e drejtuar nga Luís Castro është 12 pikë prapa liderit Al Hilal të Jorge Jesus, teksa kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Trofetë që ka humbur Ronaldo me Al Nassr:

Superkupa e Riadit (2023/24)

Superkupa e Arabisë Saudite (2022/23)

Liga Saudite (2022/23)

Kupa e mbretit (2022/23)

Riad Season Cup (2023/24)

Liga e Kampionëve të Azisë (2023/24)