Aktori Robert De Niro, ka shpërthyer në akuza në drejtim të ish-presidentit Donald Trump, duke e cilësuar këtë të fundit përbindësh. De Niro pohoi se nëse Trump do të merrte sërish frenat në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një “makth”.
“Nuk do ta merrja kurrë për aktor, sepse nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë. Absolutisht asgjë. Nuk ka asgjë pozitive për të”, tha aktori.
Mes të tjerash ai shtoi se; “Nuk dua të ndihem më si atëherë. Mendoj se shumë prej nesh nuk duan. Nuk duhet bërë. Nëse ai fiton zgjedhjet, asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë. Do të ketë një diktaturë nëse ai bën gjithçka që ai mbron. Besoni në atë që ai thotë! Nuk mund të ndjej simpati për të gjithë ata që e ndjekin Trumpin, sepse pas gjithçkaje që ai bëri, ata duhej të ndryshonin qëndrim. Ndoshta edhe ata janë të pakënaqur, prandaj po e bëjnë gjithë këtë. Njerëzit duhet të vendosin nëse duan t’i rezistojnë ose thjesht duan që ai t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe të kontrollojnë oborrin apo fushën e basketbollit apo çfarëdo qoftë ajo. Duhet ta ndalojmë.”.