Sizmiologu Rrapo Ormëni, gjatë një lidhje live në edicionin e lajmeve të orës 12:00 në Top Channel tha se Shqipëria nuk rrezikohet pas tërmetit të ndodhur në Mal të Zi në orët e para të mëngjesit.

Ai u shpreh se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vertëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos na mal të zi, tërmeti ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme, është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht. Është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.