Dashi
Jeni shumë të ngarkuar këto ditë, por gjërat më të mira, do t’i bëni me kalimin e kësaj periudhe të mundimshme kur edhe fati do t’ju ndihmojë më shumë. Si mund ta shfrytëzoni sa më mirë këtë situatë? Na befasoni. Mund të bëni çfarë të doni dhe ta shfrytëzoni fatin tuaj të mirë si për punën ashtu edhe për ndjenjat, duke qenë se së fundmi fusha e ndjenjave ju ka dhuruar emocione të bukura.
Demi
Sigurisht që jeni në podiumin e shenjave më të dashura dhe më të përkëdhelura. Planetët miqësorë në bricjap, së bashku me Jupiterin tuaj të shkëlqyer, ju japin një avantazh dhe ju bëjnë, tekstualisht, të aftë për çdo gjë. Është një moment për t’u shfrytëzuar, sepse fati favorizon të guximshmit dhe në këtë moment keni mbështetjen e yjeve, që është vërtet e lakmueshme. Vërini vetes një qëllim dhe futjuni punës. Do ta shikoni se do ta keni shumë të lehtë.
Binjakët
Të dashur binjakë, keni disa ditë që jeni pak nervozë. Jeni duke u përballur me çështje që ju shqetësojnë prej disa javësh. Tashmë duhet të sqaroni disa gjëra, që i keni shtyrë për një kohë të gjatë, por nëse nuk veproni me maturi, rrezikoni të gaboni, edhe pse mendoni se keni të drejtë. Mund t’ju këshillojmë vetëm të ruani qetësinë në këto ditë disi të trazuara. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt situata do të jetë më pak e rënduar. Thjesht duhet të bëni pak durim dhe ndërkohë të mos hyni në telashe.
Gaforrja
Sa dritë ka në qiellin tuaj! Yjet shkëlqejnë shumë mbi ju dhe vetëm për ju. Jeni në formë të shkëlqyer dhe keni një vetëbesim që ju bën të ndiheni pothuajse të pamposhtur. Shkëlqeni si kurrë më parë, duke i lumturuar të gjithë njerëzit përreth jush, të cilët gjithashtu mund të shijojnë këtë energji të bukur që buron nga ju.
Luani
Një këshillë; nuk është kurrë nevoja të nguteni për çdo gjë, pasi jeni gjithmonë gati për t’u hedhur në veprim. Megjithatë, dijeni se në këtë moment, qielli ju shtyn të aktivizoheni sa më shumë, sepse dëshiron t’ju shohë fitimtarë. Yjet bëjnë tifo për ju dhe juve ju mbetet vetëm që t’i futeni punës. Vazhdoni, pra, në rrugën tuaj!
Virgjëresha
Më në fund një lajm i mirë vjen edhe për ju. Nervozizmi i madh që ju kaploi gjatë javëve të fundit po shndërrohet dalëngadalë në një dëshirë të re për të vepruar. Një energji pozitive ju kërkon të shikoni përpara dhe jo mosmarrëveshjet dhe shqetësimet e së shkuarës. Ka ardhur koha të shkëlqeni përsëri. Vërini vetes një synim dhe shikoni me besim të ardhmen.
Peshorja
Ruhuni nga polemikat. Çfarë po ndodh me ju? Mania juaj për të bërë drejtësi kudo, duket se po krijon shqetësim te njerëzit përreth jush, veçanërisht në vendin e punës. Nuk është e thënë t’i tregoni të gjitha, sepse mund të zhgënjeheni ju vetë dhe bashkëpunëtorët tuaj. Mundohuni ta shikoni situatën më objektivisht dhe t’u jepni peshën e duhur gjërave.
Akrepi
Më në fund filloi për ju një periudhë e mbarë. Nëse muaji I kaluar ishte i çmuar për marrëdhëniet personale, horoskopi i javës në vijim ju shtyn të luftoni për atë që dëshironi në muajt e ardhshëm, arritje konkrete, qoftë edhe të natyrës materiale, apo prestigji shoqëror. Kini besim në veten tuaj dhe në favorizimin e yjeve. Asgjë nuk është e pamundur, nëse e dëshironi me gjithë shpirt dhe keni besim te vetja. Është koha për të shkëlqyer.
Shigjetari
Si çdo vit për ju ky është muaji i bërjes së bilancit, por edhe i vjeljes së fryteve të punës suaj. Si po ju shkojnë gjërat? Yjet duket se duan t’ju shohin të rroni në bollëk dhe të kënaqeni në këtë moment, dhe prandaj kanë bërë gjithçka për të përmbushur dëshirat tuaja. S’ju mbetet veçse të shprehni sa më shumë dëshira.
Bricjapi
Jeni protagonistët absolutë të horoskopit. Keni mbështetjen e yjeve në çdo gjë që bëni: negociata, punë, dashuri, familje. Kështu, s’na mbetet veçse t’ju ftojmë të shprehni dëshirat tuaja më të thella, sepse probabiliteti që duke punuar fort do të arrini qëllimet tuaja në këtë moment është shumë i lartë. Vazhdoni përpara pa u ndalur.
Ujori
Të dashur Ujorë, kini besim! Pas muajsh shumë të lodhshëm dhe kompleksë, yjet e horoskopit të javës në vijim po shtrojnë rrugën tuaj, në mënyrë që t’ju ndihmojnë të rikuperoheni dhe të jeni më të kthjellët, dhe për rrjedhojë të jeni edhe më entuziastë dhe me iniciativë. Kjo vlen veçanërisht për këto dy ditë, shfrytëzojini sa më shumë!
Peshqit
Peshq të dashur, më në fund situata në familje është sqaruar dhe atmosfera është zbutur. Duhet të keni parasysh rëndësinë e trajtimit të situatave kur ato lindin, në mënyrë që të mos rrezikoni përkeqësimin e tyre me kalimin e kohës. Prandaj, horoskopi i javës në vijim ju fton të vini në praktikë një rezolutë të rëndësishme: mos i zvarrisni më punët!