Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një listë të politikanëve balltikë “më armiqësorë ndaj Rusisë”, të cilëve u është ndaluar hyrja në vend.
Lista përfshin kryeministrat e Letonisë dhe Estonisë, Evika Silina dhe Kaja Kallas, si dhe një numër ministrash të qeverisë, shkruan agjencia e lajmeve ruse TASS.
Lista e zezë përfshin ministrat e jashtëm të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë Krisjanis Karins, Gabrielius Landsbergis dhe Margus Tsahkna, ministrin letonez të Mbrojtjes Andris Spruds, ministrin e Brendshëm letonez Rihards Kozlovskis, komandantin e ushtrisë lituaneze gjeneral Valdemaras Rupsis dhe ish-udhëheqësit kombëtarë: ish-presidentët letonez Vaira Vike-F. Egils Levits dhe ish-presidentja e Estonisë Kersti Kaljulaid.
Më herët, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska kishte ndaluar hyrjen për 347 shtetas të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë armiqësore ndaj Rusisë, duke përfshirë ministra të qeverisë, anëtarë të parlamenteve dhe figura publike.