Autoritetet italiane gjatë një operacioni të shtrirë në disa qytete kanë vënë në pranga 56 persona, që besohet se i përkasin një grupi mafioz, i cili merrej me kultivim dhe shpërndarje droge.

Gjatë hetimeve, nga viti 2017 deri në vitin 2020, tashmë janë sekuestruar rreth 80 kilogramë hashash, 7 kokainë dhe 2 marijuanë, shkruajnë mediat vendase.
Arrestimet u kryen në Pulia, Campania, Basilicata, Kalabria, Siçili dhe Abruzzo.