Kombëtarja e Shqipërisë U21 do të ketë një mision me dy etapa në muajin mars. Djemtë e Alban Bushit do të luajnë dy sfida të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2025, dhe tekniku i shpresave ka bërë përzgjedhjen e tij me 23 lojtarë të grumbulluar.

Kombëtarja U21 do të ndeshet më 22 mars në orën 17:00 ndaj Finlandës, ndërsa më 26 mars, gjithashtu në të njëjtin orar, do të përballen ndaj Zvicrës.