Një sozi e personazheve të famshme gënjeu të gjithë duke i bërë të mendonin se ishe modelja Kate Moss në Javën e Modës në Paris, edhe pse është një ish-modele Ormskirk në veri të Britanisë. Sozia e modeles së njohur madje doli në pasarelën e veshjeve të plazhit 2024-2025 mes koleksionit të Marine Serre.
Megjithëse shumë u gënjyen duke menduar se ishte 50 vjeçarja Kate Moss, ajo është në fakt 43-vjeçarja nënë e dy fëmijëve Denise Ohnona, nga Ormskirk ne veri te Britanise.
Gruaja ka krijuar tashmë një faqe në Instagram të quajtur @iamnotkatemoss, ku imiton lëvizjet dhe punën e sozisë së saj për 67,400 ndjekësit.
Ajo tregon se pas një aksidenti automobilistik në 1998 pësoi komplikacione nga ndërhyrjet estetike në fytyrë që i lanë shenja të përhershme.
Më vonë ajo u vendos në Orange County, SHBA, dhe u martua në Las Vegas – por u divorcua nga bashkëshorti në 2011.
“Kur më thanë se ngjaja me Kate Moss kjo më forcoi moralin dhe nisa të kujdesem për veten, shkoja në palestër dhe nisa të kujdesem për paraqitjen time”, thotë Denise./DailyMail/