Jorida Tabaku nuk u shfaq në selinë e PD, as pas ofertës se Foltoristëve, për ta afruar. E vetmja që nuk e ka pranuar postin në kryesi, është Jorida Tabaku, e cila bojkotoi edhe këtë herë mbledhjet e Rithemelimit.
Pritet që ajo të mos marrë pjesë as në mbledhjet e ardhshme në kushtet kur ende nuk është pozicionuar qartë në PD e Rithemelimit, duke e refuzuar perfundimisht Berishen..
Deputetja demokrate nuk e ka thënë fjalën e saj, nëse do e pranojë apo jo postin që i afrohet, ai i anëtares në Kryesi, por mungesa e saj nuk lë shumë vend për interpretim. Tabaku ka qenë e qartë në qëndrimin e saj se nuk njeh as Bashën e as Berishën si kryetar.
Flamur Noka propozoi pakten e tij të posteve të reja për grupin Bardhi, fillmisht në Kryesinëe Rithemelimit. Por ai që ishte praktikisht emërim i Bardhit dhe i Gjekmarkajt ne postin e nenkryetarit te Foltores.
Gjekmarkajt në postet e nënkryetareve, nuk u prit krah hapur nga të gjithë dhe mbledhja pati diskutimet gati 3 orëshe. Kritika më e qartë erdhi nga ish nënkryetarja Jozefina Topalli.
“Une nuk kam ndryshuar asnjë gjë. Une personalisht. Nuk kam ndryshuar asgjë nga ajo që kam thënë për Lulzim Bashën dhe përsëris të njëjtën gjë për çdo model të Lulzim Bashës”, deklaroi Topalli.
Sipas një vendimi unanim, vendimarrja u vendos që të merret tek Këshilli Kombëtar, që u mblodh menjeherë dhe ndryshimet në statut shkuan si propozim të kryetarit, pra Berishës.
Disa prej anëtarëve te këshillit u shprehën kundër, edhe në prani të Bardhit e Gjekmarkajt, e deputetëve të tjerë. Por zërat ishin më të pakët se ata që ngritën dorën dhe bën Bardhin, Gjekmarkajm, Ervin Salianji, Dhurata Çupin, Ferdinand Xhaferrja, Helidon Bushati, pjesë e përkohshme e Kryesisë së Foltores.