Studiuesit kanë krijuar lule të afta të rriten dhe të shkëlqejnë në errësirë duke përdorur një gjen nga kërpudhat. Bima e quajtur Firefly Petunia lëshon një shkëlqim natyral në errësirë. Gjeni i përdorur ndryshon midis specieve të ndryshme dhe ndihmon në shndërrimin e energjisë në dritë organike. Ai rrit shkëlqimin e tyre duke rregulluar ndërveprimin midis dritës dhe energjisë. Shkencëtarët po kërkojn metoda për të shtuar ndriçimin e bimëve që mund të jenë shumë shpejt në kopshtet e shtëpive. Metodat tradicionale për krijimin e bimëve biolumishente kërkonin futjen e pesë gjeneve nga kërpudhat. Megjithatë, studimi i fundit ka treguar se një gjen i vetëm bimor mund të zëvendësojë dy gjene mykotike.
Teknologjia dhe natyra ‘shkrihen’ bashkë, krijohen lulet.
Firefly Petunia ka një shkëlqim të lehtë në ngjyrë të gjelbër dhe fortësia i përngjan dritës së xixëllonjave. Me përmirësimin e metodave të përdorura, kompania që fshihet pas kësaj teknologjie, Light Bio ka arritur që lulja të ndriçojë qindra herë më shumë se më parë. Synimi i saj i radhës është që të rrisë shkëlqimin e varieteteve të tjera të bimëve dhe të zgjerojë gamën e ngjyrave dhe llojeve të tyre.