Një sondazh i kryer nga “New York Times” tregon se votuesit e Partisë Demokratike të SHBA-së janë gjithnjë e më të shqetësuar për moshën e thyer të presidentit Joe Biden dhe dyshojnë për aftësinë e tij për të përmbushur detyrat presidenciale. Anketa u krye midis rreth një mijë votuesve të regjistruar në bashkëpunim me Kolegjin Siena.

Sondazhi tregon se deri në 61 për qind të votuesve që mbështetën Biden në vitin 2020, tani e konsiderojnë atë “shumë të vjetër” për të qenë në gjendje të udhëheqë në mënyrë efektive vendin. Për 19 për qind të atyre që votuan për Biden në vitin 2020, mosha e presidentit është një problem i tillë që e pengon atë të përmbushë angazhimet e tij.