tërmet me magnitudë 4.6 Rihter është regjistruar në orët e mëngjesit në ishullin turistik të Rodosit në Greqi. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 16 kilometra në lindje-verilindje të Rodosit dhe thellësia fokale në 45.8 kilometra.

Aktualisht nuk raportohen të lënduar apo dëme nga tërmeti, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në bregdetin e Turqisë.