Gruaja e të ndjerit Elvis Presley, e ka lavdëruar figurën e tij pavarësisht se këngëtari me famë botërore e kishte tradhtuar disa herë.
“Mundësi që të flinte me vajza të tjera ai kishte vazhdimisht. Sa herë të donte. Edhe kur shkonte nëpër turne, fanset e dinin se po shkonte në qytetin e tyre dhe i bënin oferta pa pushim. Por mos më keqkuptoni, asnjëherë s’kam reshtur së dashuri Elvisin, deri në ditët e sotme. Ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm. Kishte zemër të madhe, por, fatkeqësisht ai ishte Elvis Presley, dhe çdo grua e çdo vajzë vraponte pas tij”, ka thënë Priscila Presley për revistën “People”.
Aktorja ishte vetëm 14 vjeç kur e takoi për herë të parë Elvisin në Gjermani. Priscila dhe Elvis Presley u martuan në vitin 1967. Ata patën bashkë një vajzë dhe u divorcuan në vitin 1975, pas tetë vitesh martesë. Ata mbetën gjithsesi shokë të ngushtë, deri sa Elvis Presley ndërroi jetë.