GREQI – Rreth dy javë më parë një 13-vjeçare nga Bullgaria, iu drejtua mjekëve të spitalit të Rethymnon për ekzaminim dhe zbuloi se ishte shtëtzënë.
Shtatzënia e një vajze të mitur dhe kaq të re, ka bërë që mjekët të alarmohen dhe kanë njoftuar menjëherë Sigurimin e Rethymnos, shkruan cretalive.gr.
Më pas prindërit e saj, të thirrur nga Policia në kuadër të hetimeve paraprake, mësuan shtatzëninë e vajzës. Sipas mediave vendase, prindërit mësuan se vajza e tyre 13-vjeçare ishte në lidhje me djalin e tyre 15-vjeçar.
Vëllai dhe motra në polici kanë shokuar efektivët, duke thënë se çdo gjë e kanë bërë me dëshirë dhe madje se janë të dashuruar.