Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i tij, një deklaratë kjo që trazoi politikën në vend, pak muaj para zgjedhjeve europiane.

“Unë po jap dorëheqjen si kryetar dhe udhëheqës i Fine Gael dhe do të jap dorëheqjen si kryeministër sapo pasardhësi im të jetë gati për të marrë detyrat e tij,” tha Leo Varadkar, duke thënë se shkak për këtë tërheqje janë bërë disa arsye personale.

Ky ishte mandati i tij i dytë si kryeministër nga dhjetori 2022, pas një periudhe qeverisjeje midis 2017-2020, ndërsa kujtojmë se u bë kryeministri më i ri i Irlandës.