Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arritjen e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Basha e cilësoi pazar të humbur ndërsa shtoi se ka qenë në tenxhere të presionit që prej fillimit.

“Një pazar të fëlliqur duan të krijojnë, me parullën o unë o asgjë. E kam fjalën për pazarin e turpshëm të 48 orëve të fundit, por ka qenë në tenxheren me presion që prej fillimit.

Janë të gatshëm të bëjnë pazare me njërin tjetrin dhe është pazar i pastër në radhë të parë të interesave të Edi Ramës.

Politikisht është një pakicë, sepse populli nuk e do, së dyti për interesat e Sali Berishës dhe disa vulëhumburve që sic erdhën ashtu po ikin, që u janë ngjitur sytë , veshët stomaku dhe të prapmet pas karrigeve.

5 muaj i ashtuquajturi revolucion prodhoi…Rama kaloi çfarë i deshtë qejfi. Në vend që të flasin i ranë bilbilave. Nga 8 komisione në 2, dhe njëra prej tyre SPAK komunikon akuzat. U shit revolucioni”, tha Basha.