Alfred Peza ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan se ai ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionin Shqiptar.
Ai e përgënjeshtroi lajmin për Koha Jonë, ku tha: “Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028!”
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.