Gjithmonë historitë e suksesit mbartin me vete shumë sfida në të cilat kanë kaluar nismëtarët e arsimimit ndër vite. Nuk janë të ngjashme rrugët e suksesit për secilin që niset në një destinacion ku e ardhmja dhe brezat janë prioritet. Kujdrsi dhe përvoja, investimi dhe stafi akademik, vizioni dhe dëshira për të prekur majat janë gjithnjë punë e pandashme për përmbushjen e prioriteteve.
Sot në këtë 15-të vjetor universiteti ynë ka korrur suksese të mëdha, ka dominuar me vlerat dhe përkushtimin e jashtëzakonshmëm, vitet r kanë dëshmuar këtë. Mijëra studentë kanë qenë dhe janë pjese e këtij udhëtimi të pandaldhëm në dobi të shoqërisë dhe atdheut, arsimi është i shenjtë dhe të rinjtë tanë janë përgjegjësia më e madhe.
Universiteti Mesdhetar u ka dhënë mundësi studentëve tanë të marrin eksperienca europiane, të trajnohen, të kenë praktikat më të mira dhe të jenë të pakonkurueshëm për tregun e punës.
Bashkëpunimet me vendet më të zhvilluara dhe eksperiencat e stafit akademik kanë krijuar një dimension të ri për të gjithë studentët tanë.
Historitë e sukseseve janë të shumta, qindra studentë të universitetit tonë shkëlqejnë në fusha të ndryshme jo vetëm këtu, edhe jashtë trojeve tona.
Ne do jemi në krah të së nesërmes e cila na është besuar nga mijëra prindër dhe të rinjë. Ne i shërbejmë studentëve tanë, ju ofrojmë gjithnjë e më shumë mundësi të reja, hapsira dhe drejtime të shumta studimi.
Ne si universitet kemi të kompletuar të gjitha profilet e studimit, literatura dhe stafi akafemik sot janë më të mirët dhe rezultatet janë ato që na bëjnë diferencën dhe na shtojnë besimin se ne po udhëheqim dijet e tyre në destinacionin më të mirë.
Universiteti Mesdhetar me 50-të programe studimi është lider sot në arsim.
Ne jemi krah tyre në të gjithë angazhimin e tyre, duke i përfshirë edhe brenda universitetetit tonë, edhe në aktivitete, intership dhe punësim në banka dhe në agjensi të ndryshme.
Drejtuesit e universitetit me ambicjen e tyre shumë shpejt do ofrojnë programe e kurikula në gjuhë të huaj për të pritur studentë të huaj, që ne të jemi një shtëpi e dytë për ta, një risi dhe mundësi për të gjithë. Koha e ka vendosur Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në vendin e parë dhe më të preferuarin për të rinjtë.
Dr.Drita Avdyli