Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar për krizën e urisë në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga forcat izraelite.

“Uria dhe sëmundjet”, shkroi Ghebreyesus mbrëmë, ndërsa bëri thirrje për mbrojtjen e spitaleve në mënyrë që mjekët të mund të kujdesen për pacientët që vuajnë nga uria, sëmundjet dhe lëndimet.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së më pas bëri thirrje për “një armëpushim dhe akses të plotë humanitar” në enklavën palestineze.

Kujtojmë se prej 7 tetorit të vitit të kaluar Hamasi sulmoi Izraelin dhe ky i fundit u përgjigj duke hyrë në Gaza.