Gjithçka ka ndodhur në “Da Luz” të Lisbonës, ku Benfica e Roger Schmidt ka arritur të kapërcejë Chaves falë golit të Joao Neves.

Mirëpo, ndërmjet pjesës së parë dhe të dytë, vendasit kanë humbur tre penallti, me Angel Di Maria dhe ish-lojtarin e Fiorentinas, Cabral. Për këtë të fundit, mundësi e dyfishtë nga 11 metrat, falë ndërhyrjes së VAR-it.

Benfica e Roger Schmidt mbetet në garë për titullin falë golit të Joao Neves, i cili erdhi në minutën e 68-të të ndeshjes së luajtur në “Da Luz” të Lisbonës. Një Chaves i vështirë u mund dhe u shpëtua disa herë nga portieri Hugo Souza, protagonisti absolut i ndeshjes.

Në minutën e 26-të, Angel Di Maria u shfaq te pika e bardhë, por është ndalur nga portieri kundërshtar, i cili ka gjetur anën dhe ka bërë një protje të lehtë.

Në pjesën e dytë Benfica ka kërkuar me ngulm golin, derisa ka ardhur një shans tjetër nga 11 metrat: tentativa e dytë i besohet Arthur Cabral, i cili është ndalur gjithashtu nga një super Souza.

VAR, në momentin e goditjes, ka zbulon hyrjen në zonën e penalltisë të disa lojtarëve të Chaves, duke bërë që gjyqtari të përsërisë penalltinë. Kabral ka provuar sërish, duke goditur në të njëjtën mënyrë, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Souza e ka ndalur përsëri. Megjithatë, dy minuta më vonë, numri një i miqve është dorëzuar para Joao Neves, i cili finalizoi një asist nga Di Maria dhe i dha tre pikët ekipit të tij.