Roberto D’aversa është shkarkuar nga posti i trajnerit të Lecces. Klubi i Serie A ka bërë publik vendimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tekniku D’aversa humbi toruan dje në ndeshjen ndaj Veronës, teksa në fund të sfidës goditi një futbollist kundërshtar.

“Pas episodit të fundit në ndeshjen Lecce – Verona, klubi njofton se ka liruar nga detyra trajnerin Roberto D’Aversa. Faleminderit trajnerit dhe stafit të tij për punën e bërë” – Shkruan klubi.

48-vjeçari italian qëndroi në stol për 30 ndeshje, me skuadrën që mori mesatarisht  0.93 pikë për çdo takim. Lecce, ku aktivizohet edhe Ylber Ramadani, synon që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur njeriun e duhur për pankinën.