Fushë-Kruja dhe rrethinat e qytetit janë blinduar nga forcat e policisë që nga vrasja e Gentjan Bejtjas, disa ditë më parBurime për BalkanWeb kanë raportuar se autoritetet kanë vendosur në fokus zonën duke zhvilluar kontrolle të shumta.

Mësohet se postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin, madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH.

Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta.