Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, në konferencën për shtyp të skuadrës së tij para ndeshjes së nesërme jashtë fushe kundër Athletic Bilbao (21:00) do të pyetej për lajmet, ku thuhej se presidenti i klubit të tij i ka kërkuar të qëndrojë te “Blaugrana” edhe për një vit.
Trajneri katalanas ishte i qartë dhe theksoi se edhe nëse Barcelona nuk gjen një zëvendësues të përshtatshëm për ta pasuar, ai nuk do të ndryshojë vendimin e tij dhe do të largohet në fund të këtij sezoni, siç kishte paralajmëruar.
Ja përgjigja e tij për këtë pyetje në detaje: