DASHI është shenja e parë e Zodiakut, është shenjë zjarri. Mashkullore, themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. Është shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut dhe prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të vecanta një materialiste dhe një krijuese.

Karakteristika të përgjithshme (mashkulli, femra)

Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht.

Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të lindurit dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura.

Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën, sepse ata janë shpesh herë optimistë.

Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar shpesh herë naivë. Janë njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë, kapadai, entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e tyre.

Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese.