Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
-Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta.
-Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetases A. S., 26 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, bashkëjetuesit të saj.
-Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit:
E. S., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, ish-bashkëjetuesen e tij;
A. B., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.