Pas eliminimeve të Arsenalit dhe Manchester Cityt në çerekfinalet e Champions League, si dhe eliminimit të West Hamit dhe Liverpoolit në të njëjtën fazë të Europa League, doli një ‘dukuri’ që nuk kishte ndodhur që nga viti 2014/15: Asnjë nga skuadrat angleze në gjysmëfinale e të dyja kompeticioneve.

Skuadra e Artetës humbi ndaj Bayern (3-2), skuadra e Guardiolës nga Real Madridi (5-4, me penallti), ‘Reds’ nga Atalanta (3-1) dhe West Ham nga kampionët e rinj të Bundesligës, Bayer Leverkusen (3-1).

Nëntë vjet më parë, ata nuk ishin prezent as në çerekfinale, me Chelsea që humbi ndaj PSG-së (3-3, gola jashtë), Citizens ndaj Barcelonës (3-1) dhe ‘Topçinjtë’ ndaj Monacos (3-3, golat jashtë), në raundin e 16-të. Në Europa League, Everton ishte i vetmi përfaqësues në atë fazë, pasi u eliminua nga Dynamo Kiev (6-4).

Në raport me klubet e tjera angleze, Newcastle u eliminua në fazën e grupeve të kompeticionit më të madh evropian të klubeve, në një grup me Milanin, Dortmundin dhe parizienët, me dy të fundit që kaluan në katërshen e fundit të kompeticionit.

Manchester United ishte gjithashtu i fundit me bavarezët, që kryesuan një grup me Copenhagen dhe Galatasaray. Brighton u eliminua në raundin e 16-të nga Roma (4-1), ndërsa Aston Villa vazhdoi në Conference League, duke mposhtur Lillën vetëm me penallti.