Adriana Kalaja, e caktuar nga Berisha si anëtare e Gjykatës në PD e Rithemelimit ka sulmuar hapur Bashkimin Evropian. Në fjalën e saj, Kalaja e ka cilësuar ish ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca, si mafiaz.
“Një ambasador me rol mafioz. E njihni ju të gjithë. Uroj që në këtë moment që po flasim të ketë energji elektrike edhe te SPAK, edhe te ambasada”, tha Kalaja.
Më herët edhe Edmond Budina, i cili bashkë me Kalanë drejtojnë Aleancën për Teatrin sulmoi Ambasadën amerikane dhe atë të BE-së të cilat dënuan hedhjen e molotovëve një jave më parë ndaj policëve.