Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që në mënyrë “urgjente” t’i dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, armë dhe municione, teksa Rusia po vazhdon të sulmojë civilët dhe shkatërrojë infrastrukturën kyçe.
Katër persona u vranë në Siversk në Donjeck, tha kreu i administratës rajonale, Vadym Filashkin.
“Katër burra nga mosha midis 36 dhe 86 vjeç vdiqën si pasojë e grantimeve. Rusët po tentojnë të vrasin sa më shumë njerëz që mundin dhe mënyra e vetme për të mbrojtur veten është të evakuohen në rajone më të sigurta të Ukrainës”, tha ai.
Kuleba, gjatë një video-adresimi në Konferencën për Siguri në Detin e Zi, që organizohet nga Ukraina dhe Bullgaria, në Sofje, tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës është kritike për të mbrojtur edhe fqinjët e Kievit, duke bërë thirrje për përshpejtim të furnizimeve për forcat ukrainase me sisteme të mbrojtjes, sikurse sistemi Patriot, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
“Mbrojtja ajrore ukrainase tani po mbron jo vetëm qiellin ukrainas nga terrori ajror rus, por është mburojë edhe e fqinjeve, Moldavisë, Rumanisë dhe Polonisë nga kërcënimi që raketat dhe dronët të hyjnë në hapësirat e tyre ajrore”, tha Kuleba.
“Në mënyrë urgjente ne kërkojmë sisteme shtesë Patriot dhe sisteme të tjera moderne ajrore, armë dhe municion. E shfrytëzoj këtë rast që edhe një herë t’iu bëjë thirrje të gjithë parnerëve tanë që të ndërmarrin hapa të rëndësishëm”, shtoi kryediplomati ukrainas.